Koronavirusi, Rama mesazh për bashkatdhetarët: Më krenar se kurrë, Shqipëria tregoi virtytet që e karakterizojnë

schedule23:21 - 29 Mars, 2020

schedule 23:21 - 29 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje të thellë  për kolegёt dhe bashkёatdhetarё, tё cilёt, sipas tij, po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook,Rama shkruan se ndihet krenar më shumë se kurrë për faktin që Shqipëria e vogël, po tregon virtytet që e karakterizojnë.

“Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve”, shkruan ndër të tjera Rama.

Postimin e tij, kryeministri e shoqëron bashkë me foton e një mjekeje që mban maskë veshur dhe sipas tij bëhet fjalë për Sonila Dhimën.

Postimi i plotë:

*jeni shumë, superfaleminderit dhe ndjesë që nuk postoj dot më shumë🙏

🇮🇹❤️🇦🇱

SOLIDARITET!

Ҫdo ditё mendimet e mia janё per kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.

Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne.

Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.

Ndihem krenare si kurrё mё parё!

Bashkimi bёn fuqinё!

Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Dott.ssa Sonila Dhima

Dirigente medico SOD ORL

Azienda Ospedaliera Universitaria Ospedali Riuniti di Ancona