Koronavirusi në Shqipëri, Bashkia e Vlorës nis dezinfektimin në qytet

schedule11:01 - 10 Mars, 2020

schedule 11:01 - 10 Mars, 2020

Pas përfundimit të dizinfektimit të spitalit rajonal të Vlorës këtë mëngjes ka filluar edhe dizinfektimi i institucioneve vendore të qytetit. Puna tashmë po vijojnë me dizinfektimin e Policisë së qarkut të Vlorës, por edhe ambientet e portit të Vlorës.

Teksa nga Bashkia e Vlorës konfirmohet se ka përfunduar 80 % e dizinfektimit të shkollave të qytetit. Në Vlorë kanë 4-5 shkolla deri më tani pa u dizinfektuar.

Të kontaktuar nga spitali rajonal i Vlorës shprehet se ka përveçse dhomës së karantinës në çdo pavion është ngritur tashmë një dhomë shtesë në çdo pavion për të mbajtur pacientët të cilët dyshohen ose shfaqin simptomat e koronavirusit përpara se këta të fundit të nisen për me Tiranë.

Në spitalin e Vlorës janë 3 dhoma të tjera të veçanta për karantinimin e personave të dyshuar përveç dhomës së posaçme të karantinës. Teksa drejtuesit shprehen se personeli është i pajisur me bazën mjekësore të nevojshme si dhe masat mbrojtëse.

Në spitalin e Vlorës ka sasi me gjendje aktuale me maska kirurgjikale mbrojtëse për koronavirusin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!