Koronavirusi në Itali: Regjistrohet rasti i parë në jug

schedule08:44 - 25 Shkurt, 2020

schedule 08:44 - 25 Shkurt, 2020

Numri i të vdekurve nga virusi në Itali mbetet 7, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 232, 173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi, 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto; 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.

Viktimat janë kryesisht të moshuar.

Një grua nga Bergamo në Palermo, si dhe një mjek italian në Tenerife, dolën pozitivë, gjithashtu po kontrollohet një tjetër italian në Kili.

Ndërkohë 40 italianët që nuk donin të zbrisnin në Mauritius, të cilëve iu imponua karantina, u kthyen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!