Koronavirusi mbledh urgjent qeverinë, Rama: Paniku, armiku më i madh

schedule09:39 - 9 Mars, 2020

schedule 09:39 - 9 Mars, 2020

Gjithë mbledhjes së qeverisë së sotme për të shpjeguar rrethanat se si ishin infektuar 2 shqiptarët me Koronavirus, Rama përcolli mesazhe duke filluar që nga masat personale dhe ato që duhet të bëjnë të tjerët për ta përballuar sa më me qetësi këtë situatë.

Rama theksoi se media të tregohet e vetëpërmbajtur dhe të ketë vetëdijen se në këtë situatë armiku kryesor është paniku.

“Është në këtë moment një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëzve dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi jo të lehtë , media të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënim është paniku, paniku që stimulohet nga lajmet e rreme nga ekzagjerimet të paarsyeshme paniku që bëhet me komente të paarsyetuara dhe certifikuara. Në këtë moment të gjithë duhet të jemi aleat gjatë gjithë këtyre ditëve.

Ju them trë gjithë qytetarëve se faktet, faktet që burojnë nga analiza dinamike në nivelin global e të gjitha zhvillimeve bazuar në shifrat konkrete atyre që kalojnë në fazën e një përpalljeje të posaçme dhe rasteve të humbjes së jetës flasim më qartë se çdo gjë. Nuk është murtaja e mesjetës, mos harroni se në vitin 2008-2009 ka pasur një epidemi A H1N1 ka marrë gjysmë milioni njerëz në gjithë botën, që do të thotë se nuk jemi përballë ndonjë gjëja kaq të madhe por përballë një të panjohure. Niveli i vdekshmërisë tregon qartë se mund përballohet ashtu siç shumë vende të tjera e përballojnë. Të gjithë jemi të rrezikuar dhe të ekspozuar por të gjithë duhet të jemi  të vetdijshmën se cilin prek ky virus dhe se cilat masa duhet të marrin për të dalë nga kjo situatë me vetëpërmbajtje. Padiskutim që i takon qeverisë dhe strukturave të angazhuara të udhëheqin këtë proces por i takon edhe gjithsecilit të bëj pjesën e vet.

Këshillat i dimë; shmangja e kontakteve dhe tek dezinfektimi i duarve, tek vetkarantinimi në rast se vjen nga zona e prekur. Gjëra të thjeshta që i këshillohen gjithë globin. Asnjë panik asnjë ekzagjerim në emocione negative, kujdes qetësi dhe përmbajtje dhe ndjekje e të gjithë rregullave. Është një virus që ka karakteristikat e të pa njohurës nuk është se po të zuri të merr jetën. Nuk kërcënohet e ardhmja e njerëzimit, duhet ta ndjekim me qetësi. Po ta shohim statistikisht Shqipëria nuk është e kërcënuar nga numra të mëdhenj. Ne e kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi përgatitur për këtë fazë por kemi preferuar të bëjmë punën dhe të japim mesazhe sipas fazave”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!