Pas Italisë, ka nisur boshatisja e supermarketeve edhe në Greqi, teksa janë konfirmuar 4 raste të koronavirusit.
Rasti i fundit ishte një 36-vjeçare e cila ndodhet e shtruar në spital. Më herët ajo kishte vizituar Italinë, ndërsa shfaqi siptomat e virusit të ri.
Ndërkaq kjo situatë ka sjellë edhe panikun tek qytetarët grekë. Siç shihet nga fotot e siguruara nga abcnews.al supermarketet në Athinë jnë boshatisur.
Për shkak të panikut njerëzit kanë filluar të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në banesat e tyre. Ndërkohë pjesa më e madhe e shkollave janë mbyllur.
/abcnews.al