Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për një rast me koronavirus. Një grua është shtruar me urgjencë tek Infektivi, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga virusi i rrezikshëm kinez. Lajmi është zyrtar dhe konfirmohet nga ministri i Shendetësisë.
Në një konferencë për mediat, mbrëmjen e sotme ministri Arben Vitia, tha se “një paciente, shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pasi të dalë rezultati i analizave”.
Ministri i Shendetësisë tha se pacientja ështe shtetase e Britanisë së Madhe që ka mbërritur ditët e fundit në Kosovë. Ajo ka qenë në një qendër skijimi në Francë dhe pasi ka lexuar lajmin për 5 britanikë të infektuar në resort, është drejtuar menjëherë në spital për të bërë analizat./abcnews.al
Lexo edhe: Kishin shkuar për ski në Francë, 5 britanikë me koronavirus, mes tyre një fëmijë
*Ministri duke folur për mediat