Kishin shkuar për ski në Francë, 5 britanikë me koronavirus, mes tyre një fëmijë

schedule19:49 - 8 Shkurt, 2020

schedule 19:49 - 8 Shkurt, 2020

Pesë shtetas britanikë janë infektuar me koronavirus, gjatë qendrimit në një qendër skijimi në Francë. BBC raporton se 4 të rritur dhe një fëmijë u diagnostikuan me virusin vdekjeprurës pasi kanë qenë në kontakt me një shtetas britanik i cili kohët e fundit ishte kthyer nga Singapori.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, deklaroi se personat e infektuar, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë, nuk janë në gjendje kritike.

Pesë qytetarët britanikë me virus po mbahen në spitalin e Lionit, së bashku me gjashtë britanikë të tjerë që ishin në kontakt të ngushtë me ta dhe tani po monitorohen, tha ministria franceze.

Britaniku që përhapi virusin, kishte qendruar në Singapor në një udhëtim pune nga 20 deri në 23 janar, tha ministria franceze e shëndetësisë. Ai arriti në resortin turistik Contamines-Montjoie, në Haute-Savoie, më 24 janar ku qendroi deri më 28 Janar. Pas kthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ai mendohet se është izoluar në shtëpi. Aktualisht ai është dërguar në Spitalin St Thomas në Londër, ku po mjekohet. /abcnews.al