Koronavirusi, Lorik Cana nga shtëpia e tij në Romë mesazh: Të ruajmë veten dhe njëri tjetrin!

schedule10:47 - 10 Mars, 2020

schedule 10:47 - 10 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme mesazhin e futbollistit Lorik Cana i cili bën apel nga shtëpia e tij në Romë që të bëjmë kujdes me higjienën personale, shmangien e grumbullimeve për të evituar përhapjen masive të koronavirusit.

Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë pushim por kanë një mision përgjegjësie”, shprehet Cana.

Rama thotë se duhet të mbrohemi me maskën e arsyes nga lajmet e rreme që krijojnë pasiguri dhe konfuzion.

“Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana. Frikë jo, kujdes po!  Dhe ju lutem:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!“, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!