Koronavirusi “largohet” gradualisht nga Evropa, ky është shteti që regjistroi zero raste të reja

schedule22:49 - 23 Maj, 2020

schedule 22:49 - 23 Maj, 2020

Kroacia ka regjistruar sot ditën e parë pa asnjë rast të ri me koronavirus. Autoritetet e shëndetit në vend bëjnë të ditur se kjo nuk ndodh që 9 marsi. Më 25 shkurt u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në vend. Që atëherë, janë raportuar 2 243 raste me koronavirus dhe 99 viktima.

Me vijën e saj të gjatë bregdetare të Adriatikut dhe shumë gjire dhe ishuj, Kroacia është destinacion i famshëm pushimesh verore, duke e bërë atë tepër të varur nga turizmi.

Tashmë hotelet dhe shtëpitë e pushimeve kanë nisur përgatitjet për turistë, por gjithsesi mbetet frika e impaktit që mund të ketë pandemia. Ekspertët thonë se do të jetë sukses i madhe nëse industria arrin 50% të fitimeve të vitit të kaluar prej 10,5 miliardë eurosh. /abcnews.al/