Një moment historik i zymtë dhe një kujtesë se kjo pandemi është larg përfundimit.
India ka regjistruar 78,761 raste të reja me Covid-19 të dielën, shifra më e lartë një-ditore kjo e regjistruara kudo në botë.
Nga ana tjetër, bilanci i viktimave në vend është 63,657.
Rekordi i rasteve njëditore ishte vendosur më parë nga SHBA ku u raportuan 77,638 të infektuar në 24 orë më 17 korrik.
India ka numrin e tretë më të lartë të të infektuarve me koronavirus, pas SHBA-ve dhe Brazilit, me më shumë se 3.5 milion raste në një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh.
Koronavirusi ka goditur keq mega-qytete të tilla si qendra financiare Mumbai dhe kryeqyteti Neë Delhi, por tani po përhapet gjithashtu në qytete më të vogla dhe zona rurale. /abcnews.al/

