Koronavirusi i merr jetën foshnjës një Greqi

schedule18:41 - 8 Mars, 2021

schedule 18:41 - 8 Mars, 2021

Një foshnjë 37 ditëshe ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se foshnja ishte e intubuar spitalin e fëmijëve “Aglaia Kyriakou”.

Vdekja e foshnjës shënon viktimën më të re në moshë si pasojë e virusit në shtetin grek.

I porsalinduri kishte disa ditë i shtruar në spital, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua më 18 shkurt, ku u shtrua në njësinë e terapisë intensive.

Foshnja nuk kishte sëmundje shoqërore dhe shfaqi shenja të virusit disa ditë pas lindjes.  I vogli humbi betejën me virusin pas 17 ditësh i shtruar në spital. g.v/abcnews.al