Koronavirusi, Google thirrje stafit në Irlandë: Punoni nga shtëpia

15:35 | 03/03/202015:350

Punonjësit në zyrën e Google në Dublin janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia pasi një anëtar i stafit raportoi simptoma të ngjashme me gripin.

Kompania, ka të punësuar rreth 8,000 njerëz në Irlandë, por ende nuk ka konfirmuar nëse personi ka Covid-19.

Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me punonjësit, i është kërkuar që të punojë nga shtëpia dhe të monitorojnë shëndetin e tyre derisa të zbulohet nëse personi është infektuar me virus shkruan Siliconrepublic

Google gjithashtu është duke testuar veten nëse punonjësit janë në gjendje  të punojnë nga shtëpia për një periudhë të zgjatur kohore.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Ne do vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e forcës sonë të punës, dhe si pjesë e kësaj përpjekje ne kemi kërkuar që ekipet tona në Dublin të punojnë nga shtëpia .”

Zyra të tjera të Google në të gjithë botën kanë marrë më parë masa të ngjashme  për shkak të frikës së përhapjes së virusit.

Zyrat në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan janë mbyllur përkohësisht.

Një shkollë e mesme në Dublin është mbyllur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit pasi një nxënës u konfirmua si rasti i parë me Covid-19.

Vëllezërit dhe prindërit e nxënësve të tjerë në shkollë kan⌂ vazhduar  rutinën e tyre të përditshme.

Kjo është sipas Ekipit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se Irlanda mbetet në një fazë të kontrollit.

Grupi do të takohet përsëri nesër për  marrje të masave të tjera, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Simon Harris do të informojë kabinetin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono