Koronavirusi fundos turizmin, anulohen 20 mijë prenotime nga pushuesit e huaj

schedule13:37 - 12 Prill, 2020

schedule 13:37 - 12 Prill, 2020

Goditja nga tërmeti, për operatoret turistikë u duk e kapërcyeshme,  por një tjetër valë shkatërrimi erdhi më pas. Pandemia e koronavirusit u mbylli çdo mundësi për rikuperim.

Tonin Uldedaj administrator i biznesit turistik në Lezhë në një intrvistë për Abc News tregoi se në Shëngjin mijëra prenotime nga vende të prekura rëndë nga covid 19 janë anuluar.

“Sapo filluam të marrim veten nga tërmeti, ndodhi problemi i Pandemisë. Kjo dihet që është një situatë lufte. Turizmi ka marrë goditjen më të madhe. Një sektor prodhimi fillimon punën, ndërsa problemi i turizmit ka një afat shumë të gjatë. Para pandemisë, 20 mijë pronotime”.

Pjesa më e madhe nga zonat e prekura më thellë, spanja itali dhe franca. Dhe zona tjera, sepse nuk dihet kur mbaron. Turzimi do ta ndjejë, puna nuk e fillon menjëherë. Janë mbi 5 mijë rë punësuar në turizmi.

Operatorëve turistikë do tu duhet një kohë  e gjatë që të marrin veten.

Investimet jane aq të mëdha sa pritete sezoni per te nxjerrë invetimet. Me pushuesit vendas nuk do të thotë asgjë, se ne i mbajmë 12 muaj për ti shfrytëzuar 3 muaj. Në fund të marsit ka qenë gjithcka eshte vene  ne normalitste. Edhe ne kete pike jemi mbrapa. Nuk do kemi njerz qe do pushojne lehte. Kane probleme financiare.  Me pushues vendat eshte e deshtuar.

Uldedaj u shpreh se duhet një mbështetje dhe një studim i detajuar nga specialistët që biznesi të mos shkojë drejt falimentimit./abcnews.al