Koronavirusi “blidon” vendin, policia kontrollon automjetet me targa të huaja

schedule22:43 - 11 Mars, 2020

schedule 22:43 - 11 Mars, 2020

Efektivët e policisë të rendit dhe asaj rrugore këtë mbrëmje kanë blinduar rrugët e vendit.

Ata kanë ndaluar mjetet me targa të huaja për të zbuluar raste të dyshuara me koronavirus. Efektivët kanë intervistuar drejtuesit e mjeteve për të mësuar se a kanë qënë jashtë vendit ditët e fundit. Në Lezhë kanë rënë në dy policë një civil dhe një me uniformë totalisht të ekspozuar pa mjete mbrojtëse.

Policëve në Lezhë nuk ju bie në sy as një endacak pranë tyre që po mbledh mbeturina. Të njëjtat kontrolle janë zhvilluar dhe në Vlorë, Durrës dhe Sarandë.

Ndërsa në Gjiroksatër punonjësit e disa institucioneve kanë dalë në terren për të kontrolluar lokale dhe baret e hapura. Ata I kanë sinjalizuar që duhet të pezullojnë aktivitetin. /abcnews.al