Koreja e Veriut: Covid-19 erdhi nga alienët, u përhap nga kontakti me njerëzit

schedule10:19 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:19 - 1 Korrik, 2022

Sipas mediave  shtetërore në Korenë e Veriut pandemia e koronavirusit u përhap  pasi qytetarët prekën “sende të alienëve” që ranë pranë kufirit me Korenë e Jugut. Për këtë arsye qytetarëve iu kërkua që të jenë vigjilentë dhe të mos i afrohen kufirit nga jugu, sipas BBC.

Por fqinjët jugore e mohojnë diçka të tillë që koronavirusi është përhapur në këtë mënyrë. Sipas agjencisë së lajmeve, nga një hetim u arrit në konkluzionin se dy persona që u infektuan me koronavirus në muajin prill kishin prekur materiale të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Që nga ajo ditë, virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin. Kushdo që vëren një objekt të çuditshëm udhëzohet ta raportojë atë menjëherë, në mënyrë që të mund të hiqet me shpejtësi nga një ekip urgjent kundër epidemisë.

Edhe pse raporti nuk përmendi drejtpërdrejt Korenë e Jugut, Seuli mohoi shpjegimin e Koresë së Veriut se si Covid mund të ishte përhapur në vend.

/abcnews.al