Koreja e Jugut ka deklaruar se sulmet ndaj anijeve civile në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të tolerohen.
Në një reagim zyrtar, ka duke dënuar sulmin ndaj anijes mallrash HMM Namu të operuar nga një kompani koreano-jugore, ndërsa autoritetet po hetojnë se kush qëndron pas incidentit dhe cilat objekte u përdorën në sulm.
“Qeveria jonë beson se sulmet ndaj anijeve private, përfshirë HMM Namu, nuk mund të justifikohen ose tolerohen, dhe ne i dënojmë ato me termat më të forta të mundshme”, thuhet në reagim.
Gjithashtu nënvizohet se qeveria do të marrë masat e nevojshme bazuar në rezultatet e hetimit.
/abcnews.al/


