Korçë, u arrestuan si trafikantë të veprave të artit, gjykata i lë të lirë

schedule11:08 - 18 Qershor, 2018

schedule 11:08 - 18 Qershor, 2018

Lirohen në sallën e gjyqit të akuzuarit për trafik të veprave të artit. Gjykata e Korçës ka liruar dy të akuzuarit nga policia për trafik të veprave të artit. Prokuroria i paraqiti gjykatës akt ekspertimin, i cili provon se ikonat dhe monedhat metalike të sekuestruara në banesat e Beni Kosturit dhe Nerald Karollarit, nuk janë vepra arti dhe nuk kanë vlera artistike dhe historike. Akuza kërkoi ndaj tyre, masën e sigurisë detyrim paraqitje, por gjykata e rrëzoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur lirimin e menjëhershëm të dy të ndaluarve. /abcnews.al