Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Korçë, shkrumbohet “Audi” i emigrantit

schedule11:50 - 19 Prill, 2018

schedule 11:50 - 19 Prill, 2018

Makina e një emigranti është shkrumbuar sot në fshatin Belorta të Korçës. Sipas njoftimit të policisë mjeti tip “Audi” është pronë e një 26-vjeçari emigrant në Greqi dhe ishte parkuar në afërsi të banesës. Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Autori ka thyer xhamin dhe e ka spërkatur mjetin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!