Korçë, kremtohet 100 vjetori i marrëdhënieve shqiptaro- rumune

schedule14:40 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 14:40 - 3 Dhjetor, 2018

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë kanë shënuar 100 vjetorin e tyre. Ky përvjetor jubilar u kremtua me një ceremoni në Korçë.

100 vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-rumune, është kremtuar në Korçë, me një ceremoni, pjesë e së cilës janë bërë ministra të kabinetit qeveritar, autoritetet vendore si dhe diplomatë të disa përfaqësive diplomatike në vendin tonë.

Ambasadori rumun Mircea Perpelea ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy kombeve si të shkëlqyera, ndërsa e ka cilësuar themelimin e Unionit Rumun, në vitin 1918, si një kontribues të çmuar për zhvillimet në Shqipëri, me mbështetjen që i ka dhënë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Ambasadori rumun, Mircea Perpelea: “Rumania mbush 100 vjet që kur ka fituar pavarësinë dhe ka vendosur pozicionin e saj në Evropë”.

Me tej diplomati rumun, ka garantuar mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese të Shqipërisë, duke inkuruajuar dëshirën e popullit shqiptar, për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

Ambasadori rumun, Mircea Perpelea: “Pozicioni jonë si vend lider i BE, do ta shfrytëzojmë për të inkurajuar dëshirën e madhe të popullit shqiptar që të jetë afër nesh”.

Vlerësim për kontributin e ndërsjelltë të dy popujve respektivë, në historinë një shekullore të bashkëpunimit, ka shprehur edhe konsulli i nderit në Korçë Elvis Toci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!