“Kopshti me Dallëndyshe”, Erand Sojli: Brenda 5 minutash publiku qesh dhe qan

schedule10:43 - 20 Shkurt, 2020

schedule 10:43 - 20 Shkurt, 2020

Një nga komeditë më të bukura të shekullit XX “Kopshti me Dallëndyshe” me regji të Kiço Londos po shfaqet këtë javë në “ArTurbina”. Komedia flet për disa të marre brenda një çmendine. Për të folur për rolin e tij ne këtë komendi, ishte sot në “Abc-ja e Mëngjesit”, aktori Erand Sojli.

Ndër të tjera ai tha në studio se “ky është roli i karrieres sime. Është një rol që mund ti qëllojë shumë rrallë aktorëve, sepse brenda një tirate prej 5-6 fjalish publiku qesh qan dhe qesh prapë dhe mbetet me gojë hapur”.

Enkel Demi e pyeti nëse e sheh “Kopshtin me Dallëndyshe” brenda apo jashtë realitetit shqiptar, ai u shpreh se “e shoh si një pjesë me të cilën shqiptarët duhet të futen sepse në këtë realitet me kotësi, me gjëra shumë të percipëta çdo njeri ka nevojë të hyjë dhe të perceptojë gjërat e verteta, siç është vetja, dashuria, dhimbja, solidariteti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!