Gjatë kontrolleve të befasishme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, janë zbuluar dhe sekuestruar sende të ndaluara në ambientet e burgut.
Kontrollet janë ushtruar nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në godinën “B” është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me një karikues dhe një fishë lidhëse të improvizuar.
Autoritetet kanë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe kanë mbajtur procesverbal për bllokimin e sendeve të ndaluara.
Ndërkohë, strukturat përkatëse të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme ligjore për rastin.
/abcnews.al/


