Kontrabandë me 2 200 tonë naftë nisur drejt Shqipërisë, gjykata lë në burg libianët dhe sirianin, ende mister porositësi

schedule09:13 - 16 Shtator, 2022

schedule 09:13 - 16 Shtator, 2022

Gjykata ka vendosur masqën e sigurisë “arrest në burg” për ekuipazhin e anijes që solli naftë kontrabandë në Shqipëri.

“Arrest në burg” janë lënë shtetasit e huaj Zuhair Alkëaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir, Badr Teezini.

Në anije kishte më pak litra nga sa ishte porositur, teksa dokumentet tregonin të tjera shifra.

Lexo edhe: MISTERI/ Kush është porositësi i 2 200 ton naftë që u tentua të futej kontrabandë në Durrës? As policia, as doganat dhe as porti nuk kanë ende një përgjigje

Më 13 shtator policia njoftoi për kapjen e një anijeje me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, e cila ishte nisur nga Libia për t’u shkarkuar në Shqipëri. Në njoftimin e policisë thuhej po ashtu se ishin arrestuar edhe pjestarët e ekuipazhit të anijes, të cilët ishin me shtetësi të Libisë dhe Sirisë.

Njoftimi i policisë

Operacioni i koduar “Ring” u finalizua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Katër persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë (bashkëpunëtorë) janë proceduar në gjendje të lirë.

“Ring” ka vënë në pranga:

  1. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. , 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim. /abcnews.al