Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Kosovë. Një 43-vjeçar nga Kukësi është proceduar penalisht, ndërsa u sekuestruan veshje të ndryshme dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.
Policia ndaloi automjetin në aksin rrugor që lidh fshatrat Pogaj dhe Gorozhub, Kosovë, automjetin me drejtues një 43-vjeçar nga Kukësi.
Gjatë kontrollit në automjeti u gjetën disa thasë me veshje të ndryshme, të cilat ky shtetas po tentonte t’i kontrabandonte në Kosovë.
Drejtuesi i automjetit akuzohet për veprat penale “Transporti i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

