Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontigjentet shqiptare jashtë vendit urojnë 10-vjetorin në NATO

schedule11:32 - 2 Prill, 2019

schedule 11:32 - 2 Prill, 2019

Ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në misionet ndërkombëtare iu bashkuan urimeve për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Nëpërmjet një video-komunikimi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shprehu mirënjohjen për vlerësimet që Shqipëria merr si anëtare e NATO-s.

Janë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në misionet ndërkombëtare në “Resolute Support” në Herat dhe Kabul të Afganistanit, detin Egje, Letoni, KFOR Kosovë dhe Mali. Janë bërë bashkë virtualisht për të uruar 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në video komunikimin me ushtarakët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i falenderoi që e kanë renditur vendin ndër aleatët më të besueshëm.

“Na keni bërë krenarë sot, edhe jam e bindur që do të na bëni krenarë çdo ditë që vazhdoni kontribuoni duke eksportuar siguri, jo vetëm për vendin tonë, por edhe në të gjitha misionet edhe operacionet e Aleancës apo të Bashkimit Evropian”.

I këshillon të kujdesen për njëri-tjetrin, ndërsa për familjet e tyre ofron mbështetjen që iu mungon.

“Kujdesuni për njëri – tjetrin dhe ardhshi shëndoshë e mirë pranë familjeve tuaja që u mungoni shumë. Çdo shqetësim, çdo merak, çdo problem që mund të keni, nevojë për familjet tuaja, ju lutemi ndajini me ne. Jemi një familje e madhe mund të bëjmë shumëçka për t’u kujdesur për ata për sa kohë nuk jeni këtu”.

Aktualisht në misionet jashtë vendit shërbejnë 210 ushtarakë shqiptarë, ndërkohë që, që prej vitit 2009, në misionet paqeruajtëse jashtë vendit kanë shërbyer rreth 5000 burra dhe gra në uniformë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!