Policia ka arrestuar pronarin e kontenierit në të cilin një ditë më parë u gjetën 190 kg kanabis sativa. Ai është Artan Kraja 42 vjeç nga Fushë Kruja. Kontenieri ishte i prishur, por i përshtatur si magazinë për kanabis sativa. Kraja dyshohet se grumbullonte në magazinën e tij kanabis, të cilën më pas e transportonte drejt Tiranës.
Droga ishte e futur në thasë dhe ishte gati për t’u tregtuar. Sipas policisë ka qenë telefonata e një banori, i cili kishte dyshuar se në karroceri trailer kryheshin veprimtari të paligjshme./abcnews.al