Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në 15 dhe 16 shtator do të zhvillojë një vizitë në Greqi në cilësinë e kreut të OSBE-së. Mediat greke kanë zbuluar edhe axhendën e takimit të Edi Ramës në vendin fqinj.
Në 16 shtator në Athinë do të zhvillohet një konferencë, e cila do të përqendrohet në kohezionin e BE-së, krizën në Mesdheun lindor, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.
Në takim sipas axhendës do të marrin pjesë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis (lidhje online, jo i pranishëm fizikisht), i Maqedonisë Zaev, por dhe figura të tjera të njohura si ish-kreu i qeverisë greke Aleksis Tsipras, François Hollande, Matteo Renzi, etj.
Konferenca do të mbahet në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në lidhje me Covid-19. db/abcnews.al