Konfirmohet viktima i parë shqiptar nga zjarret në Greqi

schedule16:14 - 27 Korrik, 2018

schedule 16:14 - 27 Korrik, 2018

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Adriana Hobdari ka konfirmuar për ABC News viktimën e parë shqiptare.

Viktor Ceko, 59 vjeç nga Vlora humbi jetën nga zjarret që kanë përfshirë Athinën. Pasi u shoqërua me dëmtime të shumta në spitalin Evangelismos, vlonjati ndërroi jetë.

Ceko ishte vonuar për të dalë nga shtëpia në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë të mundej prej saj dhe për pasojë kishte marrë djegie në 80% të trupit./abcnews.al