Konfirmohet rast tjetër me koronavirus në Kosovë, 91 të prekur gjithsej

schedule21:20 - 28 Mars, 2020

schedule 21:20 - 28 Mars, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar në natën e së shtunës se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot në mbrëmje ka testuar edhe 8 mostra, prej të cilave një ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.