Konfirmohet me koronavirus shqiptari i riatdhesuar nga Greqia në Gjirokastër

schedule14:20 - 24 Prill, 2020

schedule 14:20 - 24 Prill, 2020

Një emigrant në një hotel në grykën e Këlcyrës ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai është pjesë e 26 emigrantëve që janë strehuar në hotelin RIVE në Grykën e Kelcyrës, i cli ka hyrë në Shqipëri në datë 16 prill.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Rrogozhina. Testi, emigrantit shqiptar në fjalë i është bërë një ditë më parë së bashku me 20 emigrantë të tjerë që mbërritën nga Greqi përmes pikës së Kakavijës dhe më pas u transportua për në Durrës.

29-vjeçari  kishte shfaqur shenja të virusit të rrezikshëm dhe për këtë arsye specialistet e NJVKSH i morën kampione nga sekrecionet e tij për t’i analizuar ne kryeqytet.

Gjirokastra deri më tani, bënte pjesë në qytetet ku nuk ka pasur raste të konfirmuara me virusin korona. /abcnews.al/