Konfirmohet me koronavirus, niset me urgjencë drejt Infektivit 74 vjeçari

schedule13:06 - 29 Mars, 2020

schedule 13:06 - 29 Mars, 2020

Një tjetër rast i ri është konfirmuar këtë të dielë në Durrës duke e çuar në 12 numrin  epërgjithshëm të personave që janë konfirmuar pozitive me koronavirus deri më tani në vendin tonë.

Gazetari Leonidha Musai raporton për ABC News se ky është 74 vjeçar, i cili fillimisht është shfaqur me simptomat e Covid-19 dhe më pas është drejtuar drejt Infektivit në Tiranë. Ndër të tjera deri më tani rezulton se 74 vjeçari është një rast i ri me koronavirus në Durrës, pasi deri më tani nuk rezulton të ketë pasur kontakt me asnjë nga personat e konfirmuar deri më tani COVID 19.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. /abcnews.al