Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 5,901 raste të reja me koronavirus. Kështu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se totali i të infektuarve në vend shkoi në 365,467.
Nga ana tjetër, brenda ditës u regjistruan edhe 41 raste fatale si pasojë e koronavirusit. Në total, bilanci i viktimave rritet në 36,246.
Numri i personave që janë negativizuar nga virusi është 242,028 ndërsa 87,193 janë ende raste aktive në vendin fqinje. Në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit analizuan 112.544 tamponë, 27.102 më shumë se dje kur u bënë 85.442 teste.
Pacientët e shtruar në spital me simptoma raportohet të jenë 5.076 nga të cilët 514 ndodhen në kujdes intensiv. s.b/abcnews.al/



