Konfirmohen dy largimet e radhës, Italia e “gjymtuar” ndaj Lituanisë

schedule21:27 - 7 Shtator, 2021

schedule 21:27 - 7 Shtator, 2021

Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne janë dy lojtarët e radhës që kanë lënë grumbullimin me përfaqësuesen e Italisë një ditë para ndeshjes me Lituaninë e vlefshme për kualifikueset e botërorit, “Katar 2022”.

Sulmuesi i Lazios u largua për shkak dëmtimi, ndërsi ai i Napolit për arsye personale.

“Dy largime të tjera nga grumbullimi i “Axurrëve”. Për shkak të lodhjes së muskujve, Ciro Immobile ishte i padisponueshëm për ndeshjen e nesërme ndërsa Lorenzo Insigne për arsye personale gjithashtu u përshëndet me grupin dhe u kthye ne Napoli”, njofton Federata.

Në dyshim deri pak minutash ishte edhe ylli i Romës, Zaniolo, ky i fundit ka vendosur të qëndrojë me skuadrën. /abcnews.al/