Konfirmohen 67 raste të reja me koronavirus, qytetet më problematike

schedule11:26 - 24 Qershor, 2020

schedule 11:26 - 24 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 67 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total 2114 numrin e të prekurve në vend.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

LEXO EDHE: Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë, humb jetën 34-vjeçarja

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 34 vjeçare te Infektivi, duke shënuar edhe viktimën me moshë më të re në vend.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë  377
Durrës  165
Shkodër  135
Vlorë  69
Fier  39
Lezhë  24
Korçë  18
Kukës  10
Elbasan  9
Gjirokastër  2
Berat  2

/abcnews.al