Konfirmohen 561 raste ditore dhe 22 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule22:53 - 26 Tetor, 2020

schedule 22:53 - 26 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Rastet janë konfirmuar: në Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.

Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë, ndërsa betejën me Covid 19 e kanë humbur gjithsejtë 22 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i viktimave është 919, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 7408. s.b/abcnews.al/