Konfirmohen 3 raste të reja, rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë

schedule07:29 - 4 Prill, 2020

schedule 07:29 - 4 Prill, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë  ka lajmëruar në orët e para të ditës së shtunë se kanë testuar edhe 138 mostra të marra nga rastet hospitalizuara në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ky ishte testimi i dytë i bërë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP dhe nga ky testim prej 93 mostrave të marra, tre pacient janë testuar pozitiv me SARS-CoV-2.

Të tri rastet pozitive janë nga Mitrovica e Veriut. Ndërkaq, numri në total i të infektuarve është 135.