Konfirmohen 12 viktima në Itali, rritet numri i të infektuarve, 276 persona në 24 orë

schedule19:00 - 10 Korrik, 2020

schedule 19:00 - 10 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë regjistruar 276 raste të reja me koronavirus. Në krahasim me ditët e fundit janë shënuar rritje të personave të prekur me koronavirus, shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm në rajonin e Lambordisë janë konfirmuar 135 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu në Itali numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në  242,639 persona, ndërsa 34,938 është numri i viktimave.