Konfirmohen 11 viktima nga koronavirusi në Serbi

schedule18:02 - 9 Korrik, 2020

schedule 18:02 - 9 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 11 viktima, ndërsa janë regjistruar 266 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet në Serbi bëjnë me dije se që nga fillimi i pandemisë numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17076.

Po ashtu theksohet se në rritje vijon të jetë numri i pacientëve të cilët janë të shtruar në terapi intensive.