Konfindustria për rënien e euros: Fuqizon importet, goditen prodhuesit

schedule10:28 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 10:28 - 9 Dhjetor, 2018

Importet favorizohen ndërsa prodhuesit në vend goditen. Janë këto pasoja që shkakton rënia e monedhës euro në nivelet më të ulta të saj gjatë muajit muajit dhjetor. Këtë shqetësim shpreh konfederata e industrive të Shqipërisë e cila i kërkon Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë.

Pasojat e mbivlerësimit të vazhdueshëm të Lek-ut ndaj valutave dhe në rradhë të parë ndj Euro-s, si monedha e vendeve të Bashkimit Evropian si partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, janë të rënda për ekonominë shqiptare. Në këtë përfundim ka arritur Konfindustria sipas të cilës ndikimi parësor është fuqizimi i qartë konkurues i importeve dhe goditje ndaj një numri të madh sektorësh prodhues vendor.

“Sektorët më të prekur janë:- eksportet,- bujqësia, – agroindustria, -mineralet,. Goditje të pastër merr fuqia konkuruese e vendit në tërheqjen e investimeve të huaja. Përfitues të drejtpërdrejtë janë – bizneset tregtare dhe biznese, që mbështeten në lëndë të para prodhimi nga importi si dhe në afatshkurtër buxheti i shtetit. Gjithashtu, humbje të mëdha në dhjetra milionë euro pëesojnë depozitat në valuta të qytetarëve dhe bizneseve si dhe ekonomitë familjare, që varen nga dërgesat e emigrantëve”.

Konfindustria vlerëson, se fuqizimi i Lek-ut nuk mund të shpjegohet dhe nuk është i mbështetur në treguesit kryesorë makroekonomikë të vendit. Rënia në kufij historikë më të ulët nga viti 2008 të kreditimit të ekonomisë është tregues i qartë i pranisë së financimeve jashtë bankare me origjinë të dyshimtë të të gjitha llojeve, që janë shkaku i vërtetë i dobësimit të Euro-s. pët konfederatën e industrive të Shqipërisë dukuria e zhvleftësimit të Euro-s kundrejt Lek-ut është shtrirë qartësisht gjatë periudhës pas fillimit të Vettingut në gjysmën e dytë të 2017 si dhe shtrihet pa ndërprerje në vitin 2018 në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!