Kreditimi dhe depozitat në banka në rritje, Civici: Dobësimi i euros në treg, faktor ndikues

schedule14:36 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 30 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, eksperti i ekonomisë Adrian Civici foli për ritmin e kredive, duke shpjeguar se treguesit e tetorit dhe 10-mujorit krahasuar me një vit më parë, janë më pozitive.

Megjithatë sqaroi se po të krahasosh ritmin e rritjes së kredisë nga njëri vit në tjetrin, për 2023 nuk është optimist në krahasim me vitet e tjera.

“Për 2023 ritmi i rritjes së kredive nuk është aq optimist. Duhen analizuar dy fenomene, së pari çfarë po ndodh dhe përse  se përse ka një rritje të sistemit të kreditimit, me orientim më shumë drejt lekut? Normat e larta të interesit të euros kanë ndryshuar këtë qasje, por edhe dobësimi i euros në treg. Po ashtu kemi dy efekte edhe % të larta interesi dhe kurs këmbimi të pafavorshëm për euron. Edhe efektet në % e interesit të kredive dhe të depozitave, reflektohen nga ana e vendimmarrjes e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.Por tashmë kemi hyrë në trajektoren kur normat e interesit për depozita ne lek po rriten dhe depozitat janë bërë më interesante dhe te konsiderohen nje forme investimi”, ka thënë ai.

/acbnews.al/