Konfindustria për rrugët: Qarkullimi në aksin Korçë – Përmet është ndalur

schedule15:22 - 5 Gusht, 2018

schedule 15:22 - 5 Gusht, 2018

Sistemi rrugor në Shqipëri është në gjendje shumë të vështirë. Është ky konstatimi i Konfindustrisë e cila në njoftimin për shtyp sjell një përmbledhje të situatës së rrugëve në jug-lindje të vendit.

Dy zona të rëndësishme të Shqipërisë pothuajse janë të shkëputura nga pjesa tjetër e vendit. Shqetësimi i Konfindustrisë është për rrugën Korçë-Përmet ku duke iu referuar të dhënave tëardhura nga bizneset e zonës, qarkullimi i mjeteve pothuajse është ndalur.

Pasojat janë të rënda për ekonominë, turizmin, bizneset dhe mirëqënien e qytetarëve-raporton konfindustria në njoftimin për shtyp.
Më konkretisht 30 km në rrugën kombëtare 3 Urat–Përmet duke filluar nga pika kufitare hyrese me Greqinë janë të shkatërruara në pjesë të shumta të saj duke u shndrruar në rrezik edhe për sigurinë e jetës –shkruan Konfindustria sipas së cilës shkëmbimet tregtare, turizmi, lëvizjet e biznesit dhe qytetarëve në këtë rrugë dhe me Greqinë janë praktikisht të ndalura.

Për qeverinë aksi rrugor Tri Urat deri në Përmet është në axhendën e investimeve që duhet të realizohen në mandatin e dytë qeverisë. Ky është një projekt i përbashkët me delegacionin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!