Kompleksi “Jon”/ Strasburgu rrëzon qeverinë, 13 milionë euro dëmshperblim për banorët

schedule19:04 - 11 Janar, 2018

schedule 19:04 - 11 Janar, 2018

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka gjobitur Shqipërinë me mbi 13 milionë euro për shkatërrimin me tritol të kompleksit “Jon” në Dhjetor të vitit 2013 në Vlorë.

Sipas Strasburgut, kjo është shuma që duhet t’u paguhet ish-pronarëve të objektit, pasi veprimet e kryera nga institucionet qeveritare janë vlerësuar si në shkelje të të drejtave të njeriut.

Këto pamje mbushën ekranet e televizioneve shqiptare më 4 dhjetor të vitit 2013. Pallati i ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar tritoli nga Inspektoriati Kombëtar i Territorit për t’i hapur rrugë ndërtimit të Lungomares.

Por paraditen e të enjtes, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pranoi padinë e bërë nga ish-pronarët e kompleksit “Jon”.
Strasburgu detyron qeverinë shqiptare t’u paguajë atyre mbi 13 milionë euro për t’u kompesuar pronën e humbur.

Gjykata i jep qeverisë 3 muaj afat për të dëshmpërblyer banorët, duke saktësuar se në të kundërt, për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa. Në vendimarrjen e çështjes së regjistruar si “Sharxhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, Strasburgu detyron qeverinë të kompesojë ish-pronarët me 13 milionë e 98 mijë euro për prishjen e jashtëligjshme të banesave si edhe shumën prej 1.8 milionë euro për kostot gjyqësore dhe dënim moral.

Një nga përfituesit kryesore në listëm me 18 persona, përfitues kryesor është ndërtuesi Xhafer Isufi, vjehrri i kryeopozitarit Lulzim Basha.
Në pjesën arsyetuese të vendimit, Strasburgu radhit në mënyrë kronologjike të gjitha përcapjet dhe përballjet ligjore të ish-pronarëve të kompleksit me institucionet qeveritare, përfshi edhe kompesimin e akorduar nga qeveria në vitin 2014. Përveç shkatërrimit të jashtëligjshëm, Strasburgu ka vlerësuar si në shkelje të ligjit edhe pengimin e pronarëve për t’u futur në banesat e tyre para shpërthmit, kur kompleksi u rrethua me shiritin “zonë krimi”.

Demshpërblimi i kërkuar nga ana e gjykatës së Strasburgut do të përballohet nga buxheti i shtetit./abcnews.al