Pas 3 dekadash pune në botën e dizajnit dhe bashkëpunimeve me firma të njohura në fushën e medias e të teknologjisë, shqiptaro-amerikani Adrian Grezda rrëfen për Abc News suksesin në New York.
Ardian Grezda është një prej artistëve shqiptarë të cilët kanë emigruar ne vitet ‘90 në Amerikë dhe që prej asaj kohe ai nuk ka qenë prezent në Shqipëri. Tashmë ai është një prej dizajnëve më të njohur edhe në Amerikë , eksperiencën e tij pas 3 dekadash e ndanë me artistët e rinj të dizajnit në Tiranë.
Kur e kthen pas në kohë , ai ishte i qartë që në krye të herës se nuk do të punonte kurrë jashtë profesionit te tij si artist as në Amerikë.
Por ai pranon se u gjind në kohën e duhur në vendin e duhur. Piktura dhe grafika tashmë janë kthyer një pasion të tij në kohë të lirë pasi dizajni grafike është karriera e mirëfilltë.
Kompanitë më të mëdha në Nju Jork i besojnë dizajnit shqiptar imazhin. Lista është e gjatë në keto 27 vite. Filozofia e tij është thjeshtësia, por ai pranon se të qenurit piktor dhe formimi i marrë nga shkolla shqiptare e ka ndihmuar shumë artistin ne karrierën e tij si dizajner grafik.
Programet kompjuterike janë thjeshtë mjetet e artistit te ngjash me bojërat dhe penelat. Po si shikon Tiranën artisti shqiptar i cili jeton prej tre dekadash në Nju Jork?
Porosia që i jep brezit të ri në leksionin e hapur është se dizajni i thjeshtë është më i vështiri. Pra sa më “i pastër” dizajni aq më shumë përkushtim kërkon./ABC News Albania 24/7


