Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

schedule18:58 - 8 Shkurt, 2023

schedule 18:58 - 8 Shkurt, 2023

BE do të ofrojë ndihmë urgjente humanitare prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Për Sirinë , Komisioni njoftoi një ndihmë fillestare emergjente humanitare prej 3.5 milionë euro. Kjo shumë mbulon aksesin në strehim, ujë dhe kanalizime për njerëzit në nevojë, si dhe sigurimin e artikujve të ndryshëm shëndetësorë dhe mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Sot në mëngjes, autoritetet siriane kërkuan aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili përfshin ekipet e kërkim-shpëtimit, aksesin në banesa dhe ilaçe. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së është në kontakt me Shtetet Anëtare të BE-së dhe OKB-në për të kanalizuar ndihmën direkt për njerëzit në nevojë në Siri. Përveç kësaj, partnerët humanitar të BE-së në Siri, OJQ-të dhe agjencitë e OKB-së, po mbështesin objektet mjekësore të prekura me komplete mjekësore, duke ofruar ushqim dhe strehim dhe duke riparuar infrastrukturën e dëmtuar.

Për Turqinë, Komisioni ka njoftuar një ndihmë fillestare prej 3 milionë euro. Kjo shumë i shtohet 31 ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe 5 ekipeve mjekësore të ofruara nga 20 shtete anëtare të BE-së dhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.Ekipet përfshijnë mbi 1500 shpëtimtarë dhe 100 qen kërkimi dhe shpëtimi.

Përveç kësaj, sot Turqia kërkoi furnizime emergjente përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.Tashmë Gjermania, Lituania dhe Sllovenia kanë ofruar batanije, tenda dhe ngrohës.

Komisioni vëren se ky është një nga operacionet më të mëdha të BE-së të kërkim-shpëtimit të kryer ndonjëherë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Nesër të enjten, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarcic, do të vizitojë zonat e prekura në Turqi si pjesë e koordinimit të Reagimi i BE-së./abcnews.al/