Komisioni Evropian, ndalon financimin e një organizate turke

schedule10:31 - 6 Korrik, 2023

schedule 10:31 - 6 Korrik, 2023

Komisioni Evropian i ka dhënë fund financimit të një organizate turke, thuhet në një letër të nënshkruar nga nënpresidentët Margaritis Schinas dhe Viera Yourova.

Organizata Yavuz Sultan Selim dhe fondet që ka marrë përmes programit Erasmus plus janë në shënjestër.

Ndërkohë Margaritis Schinas dhe Viera Jourova i janë përgjigjur letrës së ministrave francezë, përfshirë ministren e Jashtme Catherine Colonna dhe Ministrin e Brendshëm Gérald Darmanen, të cilët kërkuan vëmendjen e Komisionit për organizimin e seminareve nga Yavuz Sultan Selim mbi “rrjetet sociale” pas pandemisë dhe efektet në islamofobinë”.

Në përgjigjen e tyre ata nënvizojnë se Komisioni, në pritje të më shumë detajeve nga autoriteti kombëtar turk në lidhje me Yavuz Sulltan Selimin, po pezullon financimin përmes programit Erasmus plus, ndërkohë që kanë nisur procedurat për rikuperimin e fondeve të paguara.

Gjithashtu në reagimin e tyre ato theksojnë se Komisioni kërkon t’i japë rëndësi maksimale respektimit të vlerave themelore të BE-së nga ata që përfitojnë nga fondet evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!