Komente urryese për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, arrestohet i riu

schedule11:28 - 25 Nëntor, 2021

schedule 11:28 - 25 Nëntor, 2021

Një 24 vjeçar në Bullgari është arrestuar për komente me gjuhë urrejtjeje në rrjete sociale në lidhje me viktimat e aksidentit tragjik që humbën jetën këtë të martë në autostradën e Strumës.

I riu mund të gjykohet për predikimin e urrejtjes për shkak të kombësisë, duke qenë se shumica e viktimave ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, shkruajnë mediat bullgare, raporton abcnews.al.

Nga hetimet e fundit të autoriteteve bullgare ka rezultuar se në autobus janë gjetur 44 trupa e jo 46 siç është thënë dhe raportuar deri më tani.

Ndër të tjera zv.kryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov ka theksuar se kanë qenë 8 persona që kanë shpëtuar nga autobusi dhe jo nga 7, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar. be.k/abcnews.al