Komedia “Në dorë të fatit” në Teatrin Petro Marko të Vlorës

schedule15:19 - 18 Nëntor, 2017

schedule 15:19 - 18 Nëntor, 2017

Starton me mjaft sukses komedia “Në dorë të Fatit” në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Vepra e Ledian Gjecit me regji të Arben Kumbaros risjell në vëmendje problematiken e lojërave të fatit dhe varësinë e individit ndaj tyre.

Varësia e individit ndaj bixhozit dhe lakmiat e tij për të patur me çdo kusht edhe atë çfarë ka ëndërruar.

Kjo temë u trajtua në skenën e teatrit Petro Marko në VLorë me veprën “Në dorë të Fatit”.

Komedia e Ledian Gjecit ,me regji të Arben Kumbaros.

Përmes satirës aktorët mbajtën për 90 minuta spektatorin në gjendje humori dhe pasigurie brenda një kazinoje ku luhet fati dhe tragjedia e një njeriu.

Emocione dhe duartrokitje për lojën e mrekullueshme të aktorëve.

Komedia “Në Dorë të fatit” do të vihet në skenë edhe ditët në vazhdim në qytetin e Vlorës./abcnews.al

https://youtu.be/OjKiEaJ-HKs

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!