Kolumbia njoftoi se vendi do të marrë dhe do të ofrojë kujdes mjekësor për disa nga mijëra fëmijë që janë plagosur në luftën në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
“Ne kemi marrë vendimin për të ofruar mbështetje humanitare për fëmijët nga Palestina, të cilët do të udhëtojnë me familjet e tyre në Kolumbi për të marrë trajtim mjekësor,” tha nënsekretarja për Çështjet Shumëpalëshe Elizabeth Taylor Jay pas një takimi me Presidentin Gustavo Peter në Stokholm.
Socialdemokrati Petro, i zgjedhur në vitin 2022 dhe presidenti i parë i Kolumbisë që i përket të majtës, ka kritikuar vazhdimisht luftën e zhvilluar nga ushtria izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
/abcnews.al/