Kolonel Toci: Lufta më e madhe nuk po zhvillohet në Ukrainë, por në Rusi

schedule21:00 - 25 Maj, 2023

schedule 21:00 - 25 Maj, 2023

Pas sulmit me dron ndaj Kremlinit, ish-deputeti i parlamentit rus, Ilya Ponomarev ka folur në një televizion francez për një kryengritje dhe revolucion që po ndodh në Rusi. Kolonel Çlirim Toci, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News foli në lidhje me këto zhvillime.

“Lufta më e madhe nuk po zhvillohet në Ukrainë por në Rusi. Rus që të cilët kanë shërbyer në forcat e federatës Ruse dhe Bjelloruse, sot janë pjesëtar të forcave që po luftojnë krah Ukrainës. Kjo nuk është diçka e re, diçka e re janë lëvizjet e reja nga goditjet e ndryshme të quajtura si lëvizje partizane. Kjo lëvizje po shpërthen në një farë mënyre, e cila po kontrollon disa fshatra dhe po marrin si trofe ushtarak mjete të blinduara,” tha Toci. /abcnews.al