Një shqiptar 30 vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane për trafik ndërkombëtar droge. Ai po drejtonte një makinë me targa italiane, kur u ndalua në San Pietro, në kufi me Zvicrën.
Identiteti i 30-vjeçarit nuk është bërë publik nga mediat italiane. Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij, autoritetet gjetën rreth 1 kilogram kokainë, të cilat shqiptari do i transportonte në shtein zvicerian.
Përveç kësaj, mbi të do të rëndojë edhe një akuzë tjetër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi u vërtetua se leja e tij e drejtimit kishte skaduar./abcnews.al