Është arrestuar në Itali, 30-vjeçari shqiptar me inicialet G.E. Agjentët e policisë e arrestuan teksa ecte në rrugët e qendrës së Peskaras dhe në çantën e shpinës iu gjetën 2 kilogramë heroinë me vlerë prej 160 mijë euro. Droga ishte futur brenda një kutie drithërash, të cilën policët e kontrolluan menjëherë pasi peshonte shumë. 30-vjeçari është shoqëruar menjëherë në paraburgim me akuzën e shpërndarjes së drogës. Sipas policisë italiane, sasia e heroinës mund të ndahej në rreth 8 mijë doza./abcnews.al
Kokainë në çantën e shpinës, arrestohet 30-vjeçari shqiptar
schedule15:42 - 4 Maj, 2018
schedule 15:42 - 4 Maj, 2018